Shërbimi për Mbeturinat e Rrezikshme
Shërbim i specializuar dhe i licencuar
Natyra SH.P.K. ofron një shërbim të specializuar dhe të licencuar për mbledhjen, transportin dhe asgjësimin e mbeturinave të rrezikshme, duke ndjekur të gjitha standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Natyra SH.P.K. garanton gjurmueshmëri të plotë, dokumentacion të rregullt dhe trajtim të sigurt të çdo lloji mbeturine, duke kontribuar në ruajtjen e shëndetit publik dhe mjedisit.
Llojet e Mbeturinave të Rrezikshme
Përgatitje Kimike
Nga sektorët industrialë apo edukativ:
- Kimikate të skaduara industriale
- Reagentë laboratorësh
- Tretës dhe acidë
- Materiale korroduese

Bateri të Madhësive të Ndryshme
Të gjitha llojet e baterive:
- Bateri automjetesh dhe industriale
- Bateri telefonash dhe laptopësh
- Bateri alkaline dhe lithium
- Bateri UPS dhe rezervë

Mbetje Biologjike
Produkte të prishura dhe mbetje biologjike:
- Produkte ushqimore te skaduara
- Mbetje organike të kontaminuara
- Materiale biologjike të demshme
- Mbetje nga restorantet

Procesi i Trajtimit të Sigurt
Identifikimi
Identifikimi dhe kategorizimi i saktë i llojit të mbeturinës së rrezikshme
Paketimi
Paketimi dhe etiketimi sipas protokolleve përkatëse të sigurisë
Transporti
Transport me mjete të specializuara dhe të licencuara
Asgjësimi
Trajtim në impiante të licencuara për incenerim ose trajtim të kontrolluar
Mbeturinat grumbullohen në mënyrë të sigurt në pikën e origjinës, paketohen dhe etiketohen sipas protokolleve përkatëse, dhe transportohen me mjete të specializuara.
Klientët Tanë
Ky shërbim është projektuar për të plotësuar nevojat e:
Supermarkete dhe Thertore
Menaxhim i produkteve të skaduara dhe mbetjeve biologjike
Ndërmarrje Industriale
Menaxhim i mbetjeve industriale të rrezikshme
Institucione Publike
Shërbime për institucionet që gjenerojnë mbetje të rrezikshme
Spitale dhe Qendra Shëndetësore
Trajtim i mbeturinave mjekësore dhe biologjike
Barnatore
Asgjësim i ilaçeve të skaduara dhe produkteve farmaceutike
Laboratorë
Trajtim i kimikaleve dhe mbetjeve të laboratorëve
Siguría dhe Dokumentacioni
Standardet tona të sigurisë
- Gjurmueshmëri e plotë e çdo procesi
- Dokumentacion i rregullt dhe i detajuar
- Certifikime dhe licenca të vlefshme
- Respektim i standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare
- Trajnim i vazhdueshëm i stafit
- Monitorim dhe raportim i rregullt
Kontribuojmë në ruajtjen e shëndetit publik dhe mjedisit përmes trajtimit profesional të mbeturinave të rrezikshme.