Ligjet për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë
Korniza Ligjore e Menaxhimit të Mbeturinave
Ligji nr. 04/L-060 për Mbeturina (i ndryshuar më 2019)
Ky ligj përcakton rregullat për:
- Grumbullimin, transportin, përpunimin dhe asgjësimin e mbeturinave urbane, industriale dhe të rrezikshme
- Riciklimin dhe rikuperimin e materialeve
- Importin dhe eksportin e kontrolluar të mbeturinave sipas standardeve ndërkombëtare
Ky ligj është në harmoni me Direktivën Kornizë të Bashkimit Evropian për Mbeturinat dhe mbështet kalimin drejt ekonomisë qarkore.
Kush i ka përgjegjësitë për menaxhimin e mbeturinave?
Institucionet Qendrore
Qeveria e Kosovës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Ekonomisë:
- Hartojnë politika, ligje dhe strategji kombëtare
- Mbikëqyrin implementimin dhe respektimin e ligjit
- Kryejnë inspektime periodike dhe vendosin gjoba administrative
- Lëshojnë licenca dhe leje për operatorët e menaxhimit të mbeturinave
- Leshojne leje per ndermarrjet publike per menaxhimin e mbeturinave
- Caktojne cmimet per mbledhjen e mbeturinave per ekonomi shtepiake
- Kane ne pronesi dhe menagjojne deponite e mbeturinave nepermjet Kompanise per Menaxhimin e Deponive - KMDK
- Caktojne cmimet per deponimin e mbeturinave ne deponite qendrore
Institucionet Lokale (Komunat)
- Organizojnë dhe menaxhojnë sistemin lokal të mbeturinave
- Mbledhin dhe administrojnë tarifat e mbeturinave
- Hartojnë plane lokale dhe bëjnë monitorimin e zbatimit
- Ndërmarrin masa për pastrimin dhe rehabilitimin e lokacioneve ku hidhen mbeturinat ilegalisht
Kompanitë Private të Licencuara
- Ofrojnë shërbime të grumbullimit, transportit dhe riciklimit të mbeturinave
- Duhet të pajisen me licencë dhe t'i zbatojnë kushtet e sigurisë mjedisore dhe publike
Detyrimet e Qytetarëve dhe Komunitetit
Hedhja e Duhur
Hedhjen e mbeturinave në vende të përcaktuara nga komuna
Ndarja dhe Kategorizimi
Ndarjen dhe kategorizimin e mbeturinave sipas materialeve (plastikë, qelq, letër, metal dhe mbeturina organike)
Pagesa e Tarifës
Pagesën e rregullt të tarifës për shërbimet e mbeturinave
Bashkëpunimi
Bashkëpunimin me autoritetet për parandalimin e hedhjes së mbeturinave në mënyrë ilegale
Detyrimet dhe Përgjegjësitë e Bizneseve
Leje Mjedisore
Pajisen me leje mjedisore për aktivitetet që gjenerojnë mbeturina, sidomos të rrezikshme
Organizimi i Menaxhimit
Organizojnë menaxhimin korrekt të mbeturinave në ambientet e tyre
Përgjegjësia e Zgjeruar (EPR)
Plotësojnë kriteret e "Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesit" për grumbullimin dhe riciklimin e produkteve
Bashkëpunimi
Bashkëpunojnë me operatorë të autorizuar për trajtimin e duhur të mbeturinave
Riciklimi, Reduktimi dhe Ekonomia Qarkore
Parandalimi dhe Reduktimi
Parandalimin dhe reduktimin e gjenerimit të mbeturinave
Riciklimi dhe Ripërdorimi
Riciklimin dhe ripërdorimin e materialeve
Skema Depozitë-Kthim
Zbatimin e skemave depozitë-kthim për ambalazhe, bateri dhe produkte elektronike
Kompostimi
Kompostimin dhe trajtimin e mbeturinave organike
Infrastruktura
Krijimin dhe zgjerimin e infrastrukturës së riciklimit
Komunat dhe bizneset janë të inkurajuara të krijojnë programe lokale për riciklim, kompostim dhe përfshirjen e komunitetit në këto aktivitete.
Kontrolli dhe Sanksionet për Mosrespektimin e Ligjit
Mosrespektimi i ligjit dhe hedhja ilegale e mbeturinave mund të sjellë pasoja ligjore si:
Gjobitje Administrative
Gjobitje nga inspektorët komunalë dhe ata qendrorë
Pezullim Licence
Pezullim ose anulim i licencës për bizneset që shkelin vazhdimisht rregullat
Sanksione të Tjera
Sanksione të tjera ligjore në raste të shkeljeve serioze
Sfida Aktuale dhe Objektivat për të Ardhmen
Sfida Aktuale
- Ka ende probleme me mbulimin e plotë të shërbimeve në zonat rurale
- Ekzistojnë mangësi në infrastrukturën për riciklim dhe trajtimin e mbeturinave të rrezikshme
Objektivat për të Ardhmen
- Qeveria dhe komunat janë duke investuar në projekte përmirësuese
- Rritja e ndërgjegjësimit qytetar për mjedisin
- Zhvillimi i infrastrukturës së riciklimit
A keni nevojë për më shumë informacione?
Kontaktoni Natyra SH.P.K. për shërbimet profesionale të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me ligjet dhe rregulloret e Kosovës.
Na Kontaktoni